Një makinë e oficerit të ndërlidhjes në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi (Selanik) është djegur pas mesnatës.
Mediat greke, siç transmeton Shqiptarja, raportojnë se vetura ka shpërthyer me bombë artizanale, teksa ka qenë e parkuar.
Ngjarja është shënuar rreth orës 02:30, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në automjet. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, duke shuar flakët, ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Mësohet se është djegur vetura personale e oficerit shqiptar të ndërlidhjes mes dy vendeve.
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë ndodhet në rrugën Psara në Touba, Selanik.
Artikuj të ngjashëm