Një person në Leshak të Leposaviqit ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të Serbisë janë përfshirë nga zjarri dhe ai nuk ka arritur ta lokalizojë zjarrin.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë, që dyshohet se është përdorur nga personat e panjohur për t’ia vënë flakën veturave.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës.
“Leshak, Leposaviq 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.