Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dialogu më Serbinë duhet të ketë format dhe agjendë tjetër, thotë Isufi

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se dialogu më Serbinë duhet të ketë format dhe agjendë tjetër.

Edhe Isufi, shtroi nevojën që për dialogun me Serbinë, Qeveria t’i raportojë Kuvendit.

“Kuvendi duhet të jetë institucioni i cili duhet të përcjell në vazhdimësi bisedimet që mund të ekzistojnë. Dhe, përveç marrjes pjesë në krijimin e një platforme e cila do të përcaktonte saktë se cilat do të jenë segmentet e bisedimeve, po ashtu edhe nga përfaqësuesit që marrin pjesë në bisedimet, në emër të shtetit të Kosovës, t’i raportojnë Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar Isufi.