Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi tha se dialogu me Serbinë mbetet tema më me ndikim në vend.
“Ky dialog që është duke u ofruar, duhet të jetë vetëm në një pikë i përqendruar, te njohja reciproke Kosovë-Serbi. Asnjë temë tjetër nuk duhet pranuar, kohë e fundit po përfolët edhe shumëçka për Kosovën, tema të brendshme, territori, iniciativa që mund ta dëmtojnë procesin por ne jemi të interesuar për dialog të mirëfilltë”, tha Isufi, transmeton Koha.net.
Isufi tha se sa herë Kosova ka qenë e bashkuar, “kemi dalë më të suksesshëm, sa herë kemi vepruar ndryshe, kemi paguar çmim”.
“Duhet të jemi të angazhuar dhe të bashkuar rreth pozicionit të dialogut”, tha Isufi.
Isufi gjatë seancës ku po diskutohet për dialogun, tha se duhet harmonizuar të gjitha pikat që e bëjnë parlamentin një institucion që kërkon llogari, ku edhe dialogu mund të ketë sukses.
-
Isufi: S’ka nevojë për kompromise tjera me Serbinë, pos njohje reciproke
-
Dialogu më Serbinë duhet të ketë format dhe agjendë tjetër, thotë Isufi
-
Isufi: Asociacioni, temë e kryer – të themelohet nga Qeveria
-
KDI: Dialogu Kosovë – Serbi është interes kombëtar dhe i domosdoshëm
-
Shoqëria civile i kërkon Kurtit qartësim të qëndrimeve për dialogun