Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që bën pjesë dhe udhëheqë me Qeverinë e Kosovës, thonë se për çështjen e zgjedhjeve nuk ka gatishmëri, madje as të bisedohet.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, si cili ka qenë pjesë e këtyre takimeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se tema për dialogun me Serbinë, ajo për ushtrinë e të tjera janë më të rëndësishme sesa çështja e zgjedhjeve.
Isufi theksoi se tashmë nga pajtimi i arritur në takimin e fundit të partive politike, do të formohen komisione të cilat në hollësi do t'i bëjnë planet për diskutimin e temave.
Ai tha se për temat e rëndësime [si dialogu me Serbinë] qeveria ka plane dhe strategji, por me ato që mund të dalin nga partitë politike do të mund, bashkohen që të ketë sa më shumë rezultate.
“Sinkronizohen elementet të cilat do të mund të jenë në një platformë që të kenë një përmbajtje sa më të detajuar, për shkak se është parë se në të kaluarën ka pasur gabime në hapa, pikërisht duke mos u formuar një konsensus të përbashkët mes partive politike në Kosovë”, tha Isufi.
-
Isufi për kandidaturën e Haradinajt për president: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje
-
Dialogu më Serbinë duhet të ketë format dhe agjendë tjetër, thotë Isufi
-
AAK-ja: Mungesa e një agjende të qartë po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
-
Haradinaj: Nuk takohemi me Konjufcën, në zgjedhje garojmë të vetëm
-
AAK-ja për zgjedhje të parakohshme, kërkon që buxheti të miratohet vetëm pas krijimit të qeverisë së re