Lansimi i një faze të re të dialogut me problemet e vjetra të pazgjidhura nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ky është vlerësimi që ka dalë nga Forumi i Beogradit për Siguri, ku temë diskutimi ishte “Dialogu Kosovë-Serbi- Nga normalizimi drejt normalitetit”.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, që ishte njëri nga panelistët, ka thënë se nuk mund të ketë normalitet përderisa zyrtarët serbë nuk nisin së ndryshuari diskursin që përdorin në raport me Kosovën, si dhe nuk e pranojnë faktin se Kosova është shtet dhe ka institucionet e veta...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kërkesa e pushtetit për ndryshim të formatit të dialogut, vlerësohet e pamundur
-
Gashi: Në dialog mungon qasja e barabartë dhe rreptësia e BE-së
-
Gashi: Serbia sot shumë më larg njohjes së Kosovës sesa para 10 vjetësh
-
Drojë për rikthim të mundshëm të tensioneve mes Kosovës e Serbisë
-
Ekspertët: Partitë s’kanë pjekuri për arritjen e konsensusit për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë