Dialogu e liberalizimi i vizave kanë qenë në mesin e temave të telefonatës, të hënën, midis kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Detaje të telefonatës së tyre kanë dhënë si Lajçaku, përmes Twitterit, ashtu edhe Kurti, përmes një njoftimi për medie të lëshuar nga Zyra e tij.
Sipas njoftimit, Kurti ia ka përsëritur Lajçakut përkushtimin për një dialog me parime dhe rëndësinë e përmbajtjes së asaj marrëveshjeje.
“Me këtë rast, z. Kurti e falënderoi z. Lajčák për qëndrimin e tij kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, ide që nuk ka as mbështetje rajonale”, shkruhet në njoftim.
Kryeministri në detyrë po ashtu e ka parashtruar kërkesën dhe nevojën për një vendim sa më të shpejtë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Përmes një njoftimit në Twitter, Lajçak ka shkruar po ashtu se temë e bisedës ka qenë edhe situata politike në Kosovë dhe progresi në luftën kundër koronavirusit.
Edhe
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
“Bisedë telefonike me Kurtin. Temat kryesore: Përparimi i bërë në parandalimin e përhapjes së Covid-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektiven e vërtetë evropiane dhe nevoja për liberalizim të vizave”, ka shkruar ai.
Very good ? call with acting-PM @albinkurti. Topics discussed:
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 18, 2020
? progress made on containing spread of #COVID19
? current political situation & possible developments
? expectations for resumption of Dialogue with real European perspective
? need for visa liberalization
-
Kurti pas takimit me Lajçakun: Mbetemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
-
Kurti akuzon Lajçakun, thotë se në takimin e fundit ishte përfaqësues i Serbisë
-
Lajçak: Me Kurtin biseduam për veriun dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut
-
Pas takimit me Lajçakun, Kurti njofton se do ta shkruajë “vizionin” për serbët