Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dhjetëra fëmijë polakë në urgjencën e Vlorës, dyshime për helmim

Rreth 70 fëmijë polakë janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Vlorës për shkak të një helmimi në anije.

Drejtoresha e spitalit rajonal i Vlorës, Bruna Mersini, tha se ende nuk dihet nëse helmimi ka ardhur për shkak të ushqimit të konsumuar apo për shkak të vapës, pasi fëmijët kanë qenë në udhëtim gjithë ditën e dielli mund të ketë ndikuar.

Ajo tha se pavarësisht se në spital janë shoqëruar të 70 fëmijët, rreth 20 prej tyre kanë shenja helmimi dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

“Janë turistë nga Polonia. Këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra, pastaj kanë marrë anijen për në Karaburun. Gjendja e tyre është në kontroll”, tha Mersini./ euronews