Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën se 10 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga testimi i 281 personave të dyshuar si të infektuar.
Sipas ministrisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive është 51.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 70 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 823.408, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese 102.957 persona.
Numri i dozave të administruara të vaksinave deri tani në Kosovë është 1.829.819.