(KosovaPress) - Dhjetë anëtarët e familjes Rama, në mesin e tyre edhe fëmijë, të vrarë para 22 viteve nga forcat serbe, do të përkujtohet sot në Obiliq.
Për t’i nderuar të rëndët e familjes Rama, sot do të vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet.
Me 27 mars 1999 gjëmonte Kastrioti nga krismat e armëve të ndryshme, të cilat ishin drejtuar nga shtëpia e Agron Ramës.
Po këtij zjarri e kësaj flake, Agroni me Farukun dhe Albertin ishin detyruar t`i përgjigjen me zjarr .Po këtë ditë u vranë 10 anëtarë të familjes Rama, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Homazhe pranë lapidarit kanë kryer bashkëluftëtarë, qytetarë, deputetë dhe kryetari i komunës së Obiliqit me bashkëpunëtorë.
Kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi tha se sot po nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e familjes Rama që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Edhe
Përkujtohen të rënët e familjes Rama
“Jemi këtu për të kujtuar që sakrifica e familjes Rama dhe shumë familjeve të tjera sollën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha Gashi.
Familjari i dëshmorëve Arben Rama ka rrëfyer për luftën që kanë bërë këta të rënë 22 vjet me parë forca të armatosura serbe.