Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Detyrim paraqitje për 6 të arrestuarit e protestës së opozitës në Tiranë

Gjykata Penale në Tiranë caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 6 personat që u ndaluan gjatë protestës së opozitës, ditë më parë.

6 personat që u lanë në “detyrim paraqitje” akuzohen për dhunë gjatë protestës që zhvilloi opozita të hënën e kaluar.

Pas protestës policia arrestoi 6 persona, si dhe procedim në gjendje të lirë për 10 deputetë të opozitës, raporton abcnews.al.

Për 7 deputetë, Partia Socialiste i është drejtuar dje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me një kërkesë për përjashtimin e tyre me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.