Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, fton prokurorin e EULEX-it që të hetojnë atë, nëse ka falsifikuar ose jo provimin e jurisprudencës, deri sa ka paralajmëruar padi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, duke i konsideruar pohimet e tij shpifje.
E Hasani, në Rubikon të KTV-së ka thënë se i qëndron prapa hulumtimit të tij dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dosjes i rri prapa ashtu siç e kam parë unë. Unë nuk besoj se mund të kem dosje në Fakultetin Juridik fals, të jetë me nota të falsifikuara dhe me dal kështu”, ka thënë Hasani. “Është mirë për hetime”, ka thënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese duke i bërë thirrje Lumezit që të lejojë rrjedhën e hetimeve neutrale pa pasur ndikim në to, siç thotë ai, nuk bëri në rastin e tij.
“Ajo tregon më së miri si kanë ndikuar në proces tërë kohën, atë s’po e them unë, e dinë të gjithë në Gjyqësor. Dhe, kjo ka rëndësi që procesi me qenë një organ neutral, një komision neutral”, ka thënë ai.
Kujtojmë se sot nëpërmjet një komunikate për media, Lumezi ka bërë të ditur se vërtetësia e diplomës së tij është verifikuar në vitin 2010, gjatë procesit gjithëpërfshirës të riemërimit të prokurorëve dhe gjykatësve nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar.
Lumezi, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje kundrejt Enver Hasanit, ka kërkuar nga Prokuroria e EULEX-it, që të hetojë atë në mënyrë të pavarur.
“Kërkoj nga Prokuroria e EULEX-it që të hetojë në mënyrë të pavarur dhe urgjente pohimet e Enver Hasanit dhe më pas në varësi të gjetjeve të veprojnë. Nëse nuk verifikohen pohimet e tilla, pres që Enver Hasani të hetohet për veprën penale të lajmërimit të rrejshëm. Ndërsa, ftoj mediat që edhe ato të bëjnë hulumtimet e tyre ngase një gjë e tillë është publike”.
Krejt këto kryeprokurori thotë se duhet të kryhen në një kohë optimale, pasi sipas tij, qytetarët duhet të informohen për rastin, e lajmëtaret e rrejshëm të marrin përgjigjen e duhur nga gjykata.
Lumezi, bashkë me komunikatën, ka dërguar edhe diplomën e jurisprudencës, në të cilën thuhet se ai e kaloi atë me datë 25 prill të vitit 1991.