Arbëri

Detajet e projeksionit të KOHËS për Prishtinën: Si u ndanë votat

Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kërkojnë edhe një herë votën për të parin e kryeqytetit, bazuar në projeksionin e KOHËS për zgjedhjet lokale. I pari i ka 45.7 për qind, ndërsa Rama 26.3 për qind.

Vitia ka marrë 47.9 për qind të besimit të grave, ndërsa 44 për qind të të burrave. Rama u votua nga 26.6 për qind e burrave dhe 25.9 për qind e grave. Ismaili si i treti ka marrë 22.5 për qind të votave të burrave dhe 22.2 për qind të votave të grave.

Sa i përket grupmoshave, ajo 18-25 për qind në masë të madhe i kanë besuar Vitisë dhe Ismailit duke e lënë Ramën në vend të tretë. Ismaili ka ngecur te grupmosha 65+ duke marrë vetëm 10.6 për qind të votave të tyre. 27.4 përqindëshi i votave në këtë grupmoshë ia ka mundësuar Ramës daljen përpara në votën totale.

Sa i përket vendbanimee, Vitia ka marrë 46.2 për qind të votave në vendbanimet urbane dhe 44.2 në ato rurale. Në urban më shumë ka marrë vota edhe Uran Ismaili që ka raportin 23.1 me 20.2 në krahasim me vendbanimet rurale. Ndërsa Rama është votuar më shumë në ato rurale me 30.2 për qind dhe 25.1 për qind në urbane.

13.7 për qind e votuesve e shohin Ramën si zgjidhje të dytë, ndërsa 12.8 për qind Ismailin. 8.5 e kanë parë Arben Vitinë. 60 për qind e votuesve të Vitisë s’kanë shprehur ndonjë zgjidhje të dytë, ndërsa Ismaili prin me 15.1 për qind në këtë raport i ndjekur nga Rama me 14.7.

Votuesit e Ramës si zgjidhje të dytë më së shumti e shohin Ismailin dhe është reciproke edhe zgjedhja e dytë e votuesve të Ismailit për Ramën.

Shumica e votuesve janë shprehur se s’kanë ndërruar parti në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare.

Dokumenti i plotë