Arbëri

Projeksioni i KOHËS: Prishtina në balotazh

 

Qytetarët e Prishtinës do të dalin edhe një herë në zgjedhje për të përcaktuar kryetarin e ri të Komunës për katër vjetët e ardhshëm. Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jenë në balotazh, sipas projeksionit të KOHËS.

Bazuar në hulumtimin me mostër prej 1070 qytetarëve të moshës mbi 18-vjeçare, Arben Vitia ka marrë 45.7 për qind të votave. Përparim Rama i LDK-së ka marrë 26.3 për qind, ndërsa i treti është Uran Ismaili i PDK-së me 22.4 për qind. Kjo përllogaritje është bërë në bazë të votës së deklaruar.