Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon votimi i tri projektligjeve për Administratën Publike

Komisioni për Administratë Publike nuk ka mundur t’i votojë tri projektligje të rëndësishme për reforma në administratë publike, raporton KTV.

Kjo për shkak të pezullimit të mbledhjes nga ana e anëtarëve të opozitës.

Nënkryetarja e komisionit, Shqipe Pantina, kërkoi që projektligji për transmetuesin publik të shtyhet për diskutim edhe për dy javë të tjera.

Por, me këtë kërkesë nuk u pranuan anëtarët e tjerë të komisionit. Ata kanë thënë se vendimi i anëtarëve opozitarë është befasues, pasi ishin pajtuar që këto ligje të votoheshin në parim.

Pjesë e mbledhjes nuk ishin deputetët Adem Mikullovci dhe Valon Ramadani nga Vetëvendosje, Arban Abrashi e Imet Rrahmani nga LDK-ja dhe Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate.

Artikuj të ngjashëm