Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” diskutohet për projektligjet për Administratën Publike

Sonte në “Puls” të KTV-së do të diskutohet për tri projektligjet për Administratën Publike.

Të ftuar në emision janë: Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike; Arban Abrashi, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës; dhe Shqipe Pantina, deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

A është reformë e dështuar sipas opozitës reforma për Administratën Publike?

A pritet këtë vit të miratohet ligji për Administratën Publike, zyrtarët publik dhe pagat?

Cilit dikaster pritet ti zvogëlohet paga e cilit ti rritet?

Edhe Sonte në “Puls” debatohet për reformat në administratën publike Arbëri Sonte në “Puls” debatohet për reformat në administratën publike

Cilat ministri dhe agjenci nuk duhet të ekzistojnë sipas ministrit Mahir Yagcilar?

Cilat institucione nuk e kanë pranuar sistematizimin e vendeve të punës?

Çka do të ndodhë me mbi 100 lloje të shtesave në paga?

Sa tituj të vendeve të punës priten të mbyllen?

Edhe Sonte në “Puls” diskutohet për defektet e ligjit të ri për pagat Arbëri Sonte në “Puls” diskutohet për defektet e ligjit të ri për pagat

Çka do të ndodhë me njerëzit e punësuar me kontrata mbi vepër pas hyrjes në fuqi të Ligjit për shërbimin civil?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe TV ARTA nga 21:40.