Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Drejtoria e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk po ia arrijnë t`i ndërtojnë laurat në Rugovë dhe Junik, me të cilat Ministria dhe Drejtoria e parkut kanë për qëllim menaxhimin më të mirë, mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në parqet nacionale.
Ministria ka paraparë që projekti për ndërtimin e katër laurave në këtë pjesë të Dukagjinit, një në Grykë të Rugovë, një në Grykë të Junikut dhe dy në Deçan, të përfundojë deri në fund të muajit maj. Megjithëse është zvarritur pak, në Deçan janë para përfundimit dy laurat, siç e konfirmoi për “Kohën Ditore” Fatmir Morina, drejtor i Drejtorisë për administrimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë.
Sipas tij , në Deçan dhe lokacionin tjetër në këtë komunë, në Lloqan, janë duke u ndërtuar të dyja, dhe ndërtimi i këtyre dy laurave, siç shtoi ai, nuk është kundërshtuar nga askush dhe kanë pasur edhe miratimin e kryetarit të Komunës së Deçanit....(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Dështon ndërtimi i laurës në Rugovë
-
Ministri Matoshi insiston se laura do të vendosen në parqe nacionale, përfshirë edhe atë në Rugovë
-
Ministria insiston në vendosjen e laurave në parqet kombëtare të Rugovës, Komuna e qytetarët kundër
-
Policia merr nën kontroll laurat në Pejë e Deçan
-
Ministri Matoshi insiston se laura do të vendosen në parqe nacionale, përfshirë edhe atë në Rugovë