Komuna e Lipjanit dhe kompania private për mirëmbajtjen e tregjeve “Algem” në këtë qytet, kanë dështuar ta menaxhojnë tregun e gjelbër në qendër të qytetit derisa banjat publike nuk janë pastruar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rreth kësaj çështjeje banorët disa herë janë ankuar në Komunë, pikërisht te drejtoria për Shërbime Publike, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato.
Fazli Mustafa, banor nga fshati Babush i Komunës së Lipjanit, ka thënë se shpeshherë dalin në parkun e qytetit, mirëpo kundërmimi është mjaft i madh nga banjat publike, të cilat menaxhohen nga kompania për mirëmbajtjen e tregut.
Ai ka shpjeguar se kundërmimi i banjave po paraqet telashe edhe për shitësit në treg, mirëpo askush nuk po merrej me pastrimin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
-
Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi”
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
-
Komuna e Prishtinës bindet se s’ka treg pa leje midis monumenteve
-
Mungesa e investimeve në Parkun e Gërmisë, qytetarët të pakënaqur