Në mungesë kuorumi, ka dështuar vazhdimi i mbledhjes së pestë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kësaj radhe shkak i ndërprerjes së seancës u bë zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Konsultativ.
Asamblistët e PSD-së kërkuan që tre anëtarët e këtij komiteti, që zgjedhën nga Kuvendi, t’u takojnë partnerëve të saj të koalicionit AAK, AKR e LB, duke thënë se kështu ka qenë darkordimi në Komitetin për Politikë dhe Financa.
Por, Vetëvendosje, LDK e PDK, nuk u pajtuan me këtë duke dhënë propozimet e tyre.
Në momentin kur ato u hodhën në votim, asamblistët e koalicionit qeverisës lëshuan sallën duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
Para kësaj, në mungesë të propozimit të tre emrave nga kryetari, Shpend Ahmeti, i cili nuk ishte në sallë, ka dështuar edhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim. Kjo u bë shkak që partitë opozitare ta akuzojnë Ahmetin se me mungesën e tij se po e pengon punën e kuvendit.
-
Dështon sërish seanca e Kuvendit të Prishtinës për ta çuar përpara procesin e miratimit të PZHK-së
-
Dështon mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës
-
Pushteti dhe PDK-ja bojkotojnë seancën për buxhetin dhe Planin zhvillimor të Prishtinës
-
Shpend Ahmeti nuk shkon në seanca, VV akuzon atë për bllokim të Kuvendit Komunal
-
Kuvendi komunal i Prishtinës “në pushim”