Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet.

Kjo pas largimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas kësaj mbledhje, Avdullah Hoti nga LDK tha se nuk ka kuptim që të mbahen seanca të tilla, e të cilat kanë numër të madh të pikave, transmeton KTV.

Kurse Albulena Haxhiu, nga LVV tha se zgjidhja e vetme për daljen nga kjo situatë janë zgjedhjet.

Përkundër se tha që i kanë në dispozicion nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë, Shqipe Pantina nga PSD deklaroi se seancat duhet të mbahen.

Në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, e konsideroi këtë veprim, kryesuesi i mbledhjes së kryesisë, Xhavit Haliti.