Për mungesë të kuorumit ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Anëtari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri, deklaroi se pati mungesë të nënkryetarëve të Kryesisë, dhe se nuk e konsideron si të qëllimshme.
“Për ne si GP është me urgjencë që të ndodh debati parlamentar, që të rekomandohet fuqishëm diskutimit çështja e MCC-së dhe gazit amerikan”, tha ai para gazetarëve.
“Qeveria ka qenë shumë e pasaktë, asnjë argument s’e kanë dhënë. Krejt çka kanë përmendur ishte çështja e fizibilitetit.”
E për mosmbajtjen e mbledhjes së Kryesisë, kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri, fajtor e le mazhorancën. Ai tha se deputetët e LVV-së nuk kanë vullnet të jenë në Kuvend pas rezultateve të fundit zgjedhore.
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
-
Kriza politike lë pezull marrëveshjet ndërkombëtare dhe fondet e BE-së
-
Çka ndodhi mbrëmë në seancën për presidentin?
-
Tahiri për nisjen e votimit për presidentin: Cenim i rendit kushtetues dhe tentim grushtshtetit
-
AAK-ja s’merr pjesë në seancën për diskutim për presidentin