Arbëri

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon në mungesë të anëtarëve

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot, ka dështuar në mungesë të anëtarëve të mjaftueshëm.

“Kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Kryesisë. Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm Edhe se jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda Bogujevci e kryetari Glauk Konjufca, të tjerët munguan. Ajo [ka duhet të them është se nuk duhet procesi zgjedhor ta ndalojë punën e Kuvendit e Qeverisë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Podujevë dhe sot erdha këtu sepse është obligim i imi”, ka thënë kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.