Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, ku, përveç disa pikave tjera të rendit të ditës, ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Megjithëse u bë një orë, në kryesi nuk erdhën përfaqësuesit e minoritetit serb dhe të Vetëvendosjes, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvullah Hoti, Shef i GP të LDK-së, ka thënë se pas një orë pritjeje, mbledhja nuk u mbajt.
“Ne u paraqitëm në bazë të ftesës. Është më se e qartë se ky koalicion nuk ka funksionim normal. Vetë e thirrën mbledhjen e Kryesisë e vetë e shtynë. Kjo është fatkeqësi për vendin sepse po presin shumë çështje të rëndësishme. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal”, tha Hoti.
Derisa pritej që të fillojë mbledhja, mësohet se Ambasadori Amerikan Greg Delawie ishte në një takim me presidentin Hashim Thaçi.