Është java e tretë që nxënësit e klasës së dhjetë në gjimnazin “Ahmet Gashi” po e zhvillojnë orën e kimisë pa tekstet e reja.
Profesoresha e Kimisë, Florije Rusinovci, po e mban orën mësimore me tekstin e vjetër, që nuk përputhet me kurrikulën e re, raporton KTV.
Ajo thotë se kjo po ndikon negativisht te nxënësit, pasi në pritje të librave të rinj, ende nuk i kanë blerë as të vjetrit.
Me tekste të vjetra po zhvillohet edhe ora e matematikës dhe ajo e gjeografisë.
Ministria e Arsimit, në anën tjetër, thotë se asnjë prej dorëshkrimeve nuk i ka plotësuar kriteret minimale dhe konkursi për botimin e librave të rinj do të përsëritet.
Bytyqi ka paralajmëruar se konkursi mund të shpallet javën tjetër.
Artikuj të ngjashëm
-
Me tekste të dëmtuara nisin mësimin nxënësit e klasave nga 6 deri në 9
-
Ministria e Arsimit pranon se ka gabime në tekstet e reja shkollore
-
Për shkak të gabimeve, kërkohet largimi nga përdorimi i disa teksteve shkollore
-
Tekstet e reja shkollore si të vjetrat, me gabime metodologjike, përmbajtjesore e teknike
-
Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas