Pesë komuna të rajonit të Prizrenit vjet kanë arkëtuar më pak të hyra nga tatimi në pronë në krahasim me vitin 2016, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vetëm Komuna e Dragashit ka arritur të grumbullonte më shumë mjete në këtë pozicion të të hyrave vetjake.
Ndonëse Ligji për faljen e borxheve është zbatuar deri më 1 shtator të vitit 2017, një gjë e tillë nuk ka ndikuar te komunat e kësaj ane që të arrinin rezultatin e arkëtimit sikur në vitin 2016, kur po ashtu ka qenë në zbatim ligji i sipërpërmendur.
Në bazë të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, del se Komuna e Prizrenit në vitin 2017 ka grumbulluar 2 milionë e 60 mijë euro nga tatimi në pronë. Ndërsa në vitin 2016 kjo komunë kishte arkëtuar 2 milionë e 201 mijë euro në emër të këtij tatimi, derisa në vitin 2015 kjo shumë arrinte në 1 milion e 887 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dragashit i bie shkalla e arkëtimit të tatimit në pronë
-
Dragashi e Prizreni ngecin në arkëtimin e tatimit në pronë
-
Komunat e rajonit të Prizrenit dështojnë në arkëtimin e tatimit në pronë
-
Shënon rënie arkëtimi i tatimit në pronë në 6 komuna të rajonit të Prizrenit
-
Prizreni sivjet synon uljen e vlerës së lartë të llogarive të arkëtueshme