Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka dhënë detaje rreth rastit të grupit Albkings, që shpërndante fotografi dhe ua merrte identitetet qytetarëve të Kosovës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka thënë se deri me tani lidhur me këtë rast, janë arrestuar shtatë persona, derisa, kanë zgjeruar hetimet edhe në pista tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka arritur me sukses të gjurmojë, zbuloj dhe t’i arrestojë të gjithë kryesit e veprës së vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Kemi arritur që këtë rast, sa i përket identifikimit të personave t’i arrestojë brenda afatit më të shkurtë kohorë, ku cak kanë qenë qytetarët e Kosovës, duke ua cenuar rëndë integritetin e tyre. Marrë parasysh se në këtë fazë jemi ende duke hetuar. Ka gjasa reale që në është rast të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që kanë lidhje me këtë rast. 7 persona i kemi në ndalim dhe i kemi në fazën e zgjerimit të hetimeve”, ka thënë Gashi në një konferencë për media.
Ndërsa, edhe prokurorja e këtij rasti, ka dhënë detaje rreth hetimeve Erza Bajrami-Kastrati.
“Me 14 prill është lëshuar aktvendim për ndalimin e njërit prej administratorëve të AlbKings. I njëjti dyshohet për veprën penale vjedhja e identiteteve dhe kredencialeve. Me 23 prill, është ndaluar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rast, duke enë njëra nga administratoret e këtij grupi ka kryer të njëjtën vepër si personi i parë. Me 23 maj, pas hetimeve të vazhdueshme, prokuroria ka arritur të lëshojë aktvendim për peronin e tretë, saktësisht administratorit kryesorë dhe themeluesit të grupit. Ndaj të njëjtit prokuroria ka parashtruar kërkesë për paraburgim dhe kjo është miratuar nga Gjykata”, theksoi Bajrami-Kastrati.
Ajo theksoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke hetuar edhe në pista tjera këtë rast.
Është thënë se kanë arritur ta mbyllin grupin pavarësisht se është rihapur dy herë. / EkonomiaOnline