Deri në katër orë janë regjistruar pritjet në pikën kufitare në Merdar.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar në mëngjesin e së hënës se për të dalë nga territori i Kosovës përmes kësaj pike kufitare, udhëtarët po presin deri në 240 minuta, ndërsa për të hyrë nga 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq, kolona në këtë pikë kufitare është 2000 metra.
Sa i përket pikave tjera, te Dheu i Bardhë, në Jarinjë e Mutivodë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare, sipas QKMK-së, pritjet për hyrje-dalje shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Artikuj të ngjashëm
-
Deri në 4 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar
-
Pritje deri në 40 minuta te Merdari dhe Dheu i Bardhë
-
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova në disa pika kufitare
-
Gjendja në kufi, mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit
-
Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar