Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në 35 gradë celsius sot

moti

Të premten do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë celsius.

"Do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s", thuhet në njoftim.