Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në 20 gradë Celsius të dielën në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ka bërë të ditur “Meteo Kosova”.

“Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë destabilizim të fuqishëm”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 gradë Celsius.

Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h!

Artikuj të ngjashëm