Zëvendëskryetarja e Këshillit për Siguri dhe Luftë kundër Korrupsionit në Dumën shtetërore ruse, Natalia Poklonskaja po qëndron në Beograd.
Ajo sot në Kuvendin e Serbisë është takuar me anëtarët e Këshillit për diasporë e në Serbi është ftuar nga lideri i Dverit Boshko Obradoviq i cili në javën e shkuar ka qëndruar në Krime, transmeton Koha.net.
Serbia është vendi i parë që Natalia Poklonskaja e ka vizituar qëkur është bërë deputete e Dumës marrë para sysh se është nën sanksione të BE-së dhe në listën e zezë të SHBA-së.
Ajo është emëruar prokurore shtetërore në Krime ndërsa në Ukrainë akuzohet për aktivitete kundër kushtetuese të këtij vendi
Praninë e saj në Kuvendin e Serbisë, siç përcjell N1, ajo e ka shfrytëzuar për ta akuzuar Ukrainën për krime lufte dhe ka thënë se Krimeja është Rusi, e Kosova Serbi
Deputetët e shumicës serbe që janë takuar me të mendojnë se ky hap nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Ukrainën dhe as në rrugën e Serbisë për në BE.