Kryetari Kuvendi Kadri Veseli ka kërkuar në mbledhje të kryesisë që pakoja e ligjeve që kanë të bëjë me avancimin e FSK-së në ushtri të shtyhet për një kohë, raporton KTV.
Kjo ka ngjallur reagimin e partive opozitare.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se me punën e ushtrisë po tentohet sërish të bëhet lojë.
“Në fund të mbledhjes pati një propozim nga kryetari Kadri Veseli që këto tri pika të shtyhen për një seancë tjetër e jo për të enjten, por ne si opozitë insistuam që të mbeten, dhe ashtu do të jetë”, ka thënë deputetja Haxhiu.
Nervozizmin e mbledhur gjatë takimit kryetari Veseli e ka shprehur ndaj gazetarëve kur është pyetur se pse ka kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër.
“Ushtria e Kosovës do apo nuk do dikush, do të kryhet brenda këtij viti. Gjithë çka që po bëjmë është të shkohet me mençuri e maturi. E mençur është të respektohen procedurat, të mos dëmtohet liberalizimi. Nëse është qëllimi i opozitës të dëmtohet liberalizimi e anëtarësimi në Interpol atëherë “yrysh”. Unë jam po aq sa të gjithë këta deputet entuziast për ditën që do ta kalojmë avancimin e FSK-së, por duhet të investojmë e jo vetëm në mënyrë simbolike ta bëjmë atë” ka thënë Veseli.
-
Të enjten bashkohen pozita e opozita në Kuvend
-
Haxhiu: Ka deputetë nga opozita që do të votonin pro në një votim të fshehtë
-
VV-ja insiston dhe fton të votohet Haxhiu, të tjerët e akuzojnë për bllokim
-
Qëndrime të betonuara para vazhdimit të pestë të seancës konstituive
-
VV: Bllokimi i funksionalizimit të Ushtrisë së Kosovës nga Presidenti dhe Qeveria