Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetja gjermane: Të ngrihen bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE

Pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, deputetja gjermane Renata Alt ka kërkuar ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Vuçiqi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiqi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, ka thënë për DW, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt.

Në një bisedë telefonike me presidetin rus, Vladimir Putin, presidenti serb, ra dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet furnizime me gaz nga Rusia. Po ashtu Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin.

Sipas të dhënave ruse, Putini dhe Vuçiqi diskutuan edhe për gjendjen në Ukrainë dhe për Kosovën.

https://www.koha.net/arberi/327969/vuciq-ceshtja-e-kosoves-eshte-e-lidhur-me-krizen-ne-ukraine/