Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) tregojnë qartë që aleatët kanë humbur besimin në Qeverinë e Kosovës.
“Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatët tanë kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti!”, ka shkruar Musliu - Shoshi në Facebook.
Sipas saj presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrja e Jashtme Donika Gërvalla nuk besojnë në zotime.
“Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Donika! Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardh në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang!”, ka shkrua Musliu-Shoshi.
Tutje ka shkruar se pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës është mbi të gjitha. “Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KiE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”, ka shkrua ajo.
-
PDK: Rruga evropiane e Kosovës jo veç që ka stagnuar, por ka pësuar regres
-
PDK: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar, humbëm rastin për anëtarësim në KiE
-
Gërvalla: Oferta e Kosovës e humbi relevancën pas mbledhjes së sotme në KiE
-
Qeveria zotohet se deri në fund të majit dërgon në Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit
-
Muja: Qeveria s’do të dërgojë në Kushtetuese draftin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në KiE