Deputeti i pavarur në Kuvendin e Serbisë, Miladin Shevarliq, ka deklaruar se ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në një shkollë fillore të Apatinit ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të fillores dhe atyre ua ka treguar hartën e Serbisë pa Kosovë, përcjell b92.
Shevarliq u ka thënë gazetarëve se për këtë kishte marrë vesh nga mediet e këtij qyteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri kur do të lejojë Serbia që të nënçmohet në mes të Serbisë nga ambasadorët e huaj?”, ka pyetur Shevarliq, transmeton Koha.net.
Ai e ka pyetur publikisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq, ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, dhe ministrin e Arsimit Mladen Sharçeviq nëse ky është keqpërdorim për qëllime politike.
“Çfarë do të ndodhte sikur ambasadori serb të mbante një ligjëratë të tillë në shkollën fillore në Washington?”, ka pyetur Shevarliq.