Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sheshel pyet pse s’i dërgohet protestë SHBA -së dhe pse Vuçiq flet për këmbime territoresh

Deputeti nga Partia radikale në Kuvendin e Serbisë Vojislav Sheshel sot në parlamentin e këtij vendi ka pyetur pse deklarata e ambasadorit të SHBA-së Kyle Scott ka kaluar e pavërejtur, transmeton Koha.net.

"Mund të kuptoj se SHBA-ja nuk është si shtetet tjera, nuk mund të pritet që të dëbohet ambasadori, por, a është e mundur që të mos dërgojmë një notë proteste, e kemi mundur të dërgojmë edhe për shumë gjëra më të vogla ”, citon b92 të ketë thënë Sheshel.

Ambasadori amerikan Scott dje në Beograd ka thënë se Kosova nuk është i ashtuquajtur shtet, por është shtet sovran dhe i pavarur .

Lexo edhe:  Ambasadori amerikan në Beograd: Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por është Qeveri e Kosovës

Sheshel në vazhdim e ka pyetur kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në bazë të cilave norma është kompetent të vendosë për këmbimin e territoreve meqë si president ka bërë betimin se do ta ruajë integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë dhe të Kosovës në përbërje të saj.

Edhe shumë deputetë të tjerë serbë kërkuan “sqarime qeveritare ” rreth deklaratës së ambasadorit amerikan Kyle Scott për Kosovën.