Kryetari i Këshillit i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ka takuar në Beograd, ambasadorin e SHBA-së, Kyle Scott.
Me të thotë të ketë folur për zgjidhjen e problemit për tekstet mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Sot, pata nderin të mirëpritem nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Tij, Kyle Scott, në rezidencën e tij në Beograd. Në fokus të bashkëbisedimit: zgjidhja e teksteve mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafa në Facebook, përcjell Koha.net. “Mirënjohje e thellë për ndihmën dhe përkushtimin amerikan për respektimin e të drejtave të shqiptarëve”, ka shtuar më tej ai.
-
Arifi: Ambasadori Hill premtoi se do t’i bëjë presion Beogradit për shqiptarët e Luginës
-
Shqiptarët e Luginës kërkojnë nga SHBA-ja të trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi
-
Kamberi kërkon prezencë më të madhe të SHBA-së në Luginë
-
Rreth 6 mijë adresa të pasivizuara në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë
-
Mustafa: Ndaj shqiptarëve në Medvegjë po bëhet spastrim i heshtur etnik me pasivizim të adresave