Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputeti i pushtetit takon Ramën, “Rruga A” të përfundojë sa më shpejt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka takuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në një postim në Facebook Rrahmani ka thënë se ka zhvilluar një takim konstruktiv me Ramën dhe ka treguar temat për të cilat kanë diskutuar.

Ka përmendur edhe “Rrugën A”, duke thënë se ndërtimi i saj duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtinës z. Përparim Rama. Studimi i fizibilitetit për ‘Kodrën e Trimave’, projektet të cilat janë duke u zhvilluar dhe projektet që priten të fillojnë për ‘Kodrën e Trimave’, ndërtimi i unazës së kryeqytetit si një nevojë jetike për funksionimin normal të Prishtinës, ndërtimi i ‘Rrugës A’ i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë”, ka shkruar Rrahmani.

Tutje ai ka shkruar se Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. “Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim. Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi bashkë për Prishtinë”, ka shkruar Rrhamani.

Edhe Abdixhiku akuzon VV-në për pezullimin e “Rrugës A”: Qytetarët ta shohin këtë çmenduri Arbëri Abdixhiku akuzon VV-në për pezullimin e “Rrugës A”: Qytetarët ta shohin këtë çmenduri

Gjykata Komerciale e Kosovës para dhjetë ditësh ka vendosur që të ndalë punimet në “Rrugën A”, që qeverisja e Përparim Ramës e ka cilësuar si më të rëndësishmin deri tash. Vetë kryetari Rama ka akuzuar se ky vendim është i bazuar në interesa politike e grupe interesi duke thënë se vendimi është marrë nga motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kanë thënë se arsye e pezullimit është dyshimi për shkelje ligjore gjatë aktivitetit të prokurimit. Ndërsa Rama duke thënë se nuk i komenton vendimet e gjyqësorit, ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit që të ankohet ndaj vendimit.