Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetëve të AAK-së iu desh “iza” e liderit për ta votuar marrëveshjen me Francën për miliona

Tek pas urdhrit të shefit të tyre, Ramush Haradinaj, deputetët e AAK-së ngritën dorën për të votuar projektligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje financiare mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Francës.

Ata, në shenjë proteste, kundërshtuan për dy herë radhazi ta votojnë të njëjtën. Gjendja ndryshoi kur shefi i deputetëve të kësaj partie, Pal Lekaj, bisedoi me Haradinajn, i cili ndodhet nën arrest nga organet e rendit të shtetit francez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projektligji u fut në votim pas kërkesës së Lekajt për të marrë 84 vota për, bashkë me votat e deputetëve të AAK-së.

Dështimi në herën e parë i miratimit të këtij projektligji e bëri nervoz deputetin e LDK-së, Naser Osmani, i cili i quajti të papërgjegjshëm ata deputetë që nuk e votuan marrëveshjen që iu sjell përfitime tri komunave, Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Kuvendi në këtë seancë ka aprovuar ratifikimin edhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej 158 milionë eurosh, nga të cilat një pjesë pritet të investohet në trajtimin e ujërave të zeza, furnizimi me ujë të pijes, shëndetësia, arsimi e bujqësia.

Debat në Kuvend kishte edhe rreth plotësim ndryshimit të ligjit për trashëgiminë.

Në seancë janë miratuar edhe disa projektligje, ndërsa nuk u miratua projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Miniera dhe Minerale, i propozuar nga deputeti Shaip Muja.


Deputetëve të AAK-së iu deshtë “iza” e liderit... by kohanet