Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PO –ja e Haradinajt nga Strasburgu rimiraton Marrëveshjen Kosovë- Francë

Dy herë është votuar sot për një Projektligj në Kuvendin e Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës është vënë për votim Projektligjit nr. 05/L-154 për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetë nga opozita, kryesisht ata të AAK-së, emrin Francë e pritën jo këndshëm sado që fjala është për marrëveshje financimi të një impianti në Prishtinë që ndihmon pastrimin e kryeqytetit me vlerë prej 60 milion euro.

Naser Osmani, deputet i LDK-s ka kritikuar sjelljen e disa deputetëve lidhur me mosvotimin e tyre.

Gjatë vazhdimit të seancës, fjalën e ka marrë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

Ai me këtë rast tha:

“Sapo fola me Ramush Haradinajn. Haradinaj i përshëndet deputetë dhe kërkon që Marrëveshja financiare me Francën të votohet”.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, pasi në emër të Kuvendit e përshëndeti Ramush Haradinajn, e vuri në rivotim marrëveshjen dhe marrëveshje Kosovë – Francë rikaloi.

Me këtë pikë u mbyll seanca e Kuvendit.