Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët serbë nesër në Kuvend, vendosin në harmoni me Beogradin

Deputetët serbë nesër do të jenë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lista Serbe hapat e vet politikë do t’i ndërmarrë në harmoni me Beogradin, ka thënë deputeti serb nga kjo listë Igor Simiq, transmeton Koha.net.

Ai ka thekuar se përfaqësuesit e popullit serb nuk mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në institucione ashti siç nuk munden shqiptarët t’i zgjedhin përfaqësuesit e serbëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo që e presim është konfirmimi i mandateve e për hapat e mëtejmë do të deklarohemi kur të dihet emri i mandatarit “, citon rts të ketë thënë Simiq.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të merret me spekulime se kush do të jetë mandatar për themelimin e Qeverisë, ndërsa shton se Lista... të gjithë hapat do t’i bëjë në harmoni me Beogradin.

I pyetur nëse janë të mundshme zgjedhjet e reja po dështoi themelimi i institucioneve, ai tha se shpesh ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare të ketë rol vendimtar në këtë proces.

“Srpska lista nuk frikohet nga zgjedhjet e reja, ne kemi fituar 95 për qind të votave të serbëve në Kosovë. Megjithëkëtë do të ishte shumë e papërgjegjshme ndaj qytetarëve që aktualisht të ketë sërish zgjedhje që do të shtynin krijimin e institucioneve dhe deh zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Simiq.