Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë para mediave se për zgjidhjen e kryeministrit të Kosovës, ata do të diskutojnë me presidentin Aleksandar Vuçiq, në një vizitë në Beograd.
Siç raporton KTV, marrëveshja mes tyre ka qenë të votohet vetëm kryetari dhe nënkryetarët, por për zgjidhjen e kryeministrit dhe përbërjes së re të qeverisë ata do diskutojnë me Vuçiq.
“Kur është në pyetje kryetari i Kuvendit të Kosovës kemi arritur marrëveshje por kur është në pyetje formimi i organeve të Kuvendit, por eventualisht për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe koordinatorin Marko Gjuriqin. Pas kësaj marrim vendimin për hyrjen eventuale të Listës Serbe në Qeveri. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, para se gjithash, serbët dhe jo shqiptarët, ne do të vazhdojmë të luftojmë për avancimin e pozitës së tyre në këto hapësira dhe këta hapa politikë flasin për këtë”, ka thënë Simiq.
-
Simiq: Për ta përkrahur Qeverinë duhet të konsultohemi me Vuçiqin
-
Vuçiq: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare të Kosovës
-
Lista Serbe do të konsultohet me Vuçiqin para se të vendosë për pjesëmarrje në zgjedhje
-
Përfaqësuesit e Listës serbe sot takohen me Vuçiqin
-
Serbët e veriut edhe sot në protesta, politikanët e tyre në Beograd për instruksione