Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar që deputetët që po shkelin ligjin për duhanin të gjobiten sipas ligjit.
Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohen disa projektligje, Osmani ka thënë se do të evidentohen deputetët që po shkelin këtë ligj dhe lista do t’i dërgohet më pas Inspektoratit.
“Deputetët po vazhdojnë ta shkelin ligjin për duhanin. Unë i kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë për të kërkuar që Inpektorati ta përcjellë vazhdimisht Kuvendin, t’i evidentojë dhe t’i dënojë me shumat e parapara me ligj deputetët. Për shkak që inspektorati është i zënë me pandeminë, Ministria ka propozuar që edhe ne të kemi një komision të brendshëm të administratës t’i evidentojë deputetët që janë duke e shkelur këtë ligj. Administrata është duke i evidentuar deputetët dhe do t’i dërgojë këta emra në inspektorat në mënyrë që t’i shqiptojë dënimet e parapara me ligj”, ka thënë ajo.
-
Osmani kërkon shqiptim të masave ndaj deputetëve që konsumojnë duhan në Kuvend
-
Osmani ua tërheq deputetëve vërejtjen për pirje të cigares brenda Kuvendit: Inspektorati do të shqiptojë masa
-
Vitia: Ligji kundër duhanit të zbatohet plotësisht, s'ka kompromis
-
Rreth 150 gjoba për pesë ditë për shkelësit e Ligjit të duhanit
-
Peci: Ka filluar shqiptimi i gjobave për moszbatim të Ligjit kundër duhanit