Me fillim prej orës 10:00 pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen për të vazhduar seancën planer, me pikat e rendit të ditës që përfshijnë një rezolutë për adresimin e rritjes së çmimeve si dhe debatin për mosliberalizimin e vizave.
Sipas paralajmërimit, pika e parë e seancës që do të vazhdojë të premten është propozim-rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve, për të vazhduar me shqyrtimet e raporteve vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe KOSTT-it. Do të shqyrtohen edhe vendimet e Qeverisë për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës e për atë për Parkun Kombëtar “Sharri”.
Në rend dite është edhe ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Pika e fundit e rendit të ditës është debati parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
-
Kuvendi mblidhet sot për vazhdim të tri seancave të lëna në gjysmë
-
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara
-
Mblidhen deputetët, në rend dite shqyrtimi i disa projektligjeve
-
Qeveria kritikohet për mungesë vizioni për liberalizim
-
Kuvendi debaton për mosliberalizimin e vizave