Të tmerruar me rastin e abuzimit me vajzën nga Drenasi, kanë thënë të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, abuzimin me vajzën, fillimisht nga mësuesi e pastaj nga polici, e kanë quajtur dhunë institucionale.
Kanë kërkuar dënim maksimal për dhunuesit, derisa do t‘i thërrasin në përgjegjësi të gjithë bartësit institucionalë.
Të parët që pritet të jenë në raportim para tyre, pritet të jenë Këshilli Prokurorial e ai Gjyqësor, për të vazhduar tutje me ministra, atë të Punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Arsimit e Drejtësisë, raporton KTV.
Aty u tha se në Kosovë mund të ketë rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajzat e reja, e një rast konkret e ka treguar deputeti, Fisnik Ismaili.
Ai tha se një vajzë e re e kishte raportuar një rast tek ai, pastaj kishin përfunduar të dy duke u intervistuar në EULEX , por prej dy vjetësh më nuk është marrë askush me rastin, derisa edhe ai ka qenë i kërcënuar.
Edhe
Për skandalin në Drenas, deputetët takojnë përfaqësues të KGJK-së e KPK-së
Ndërkohë, deputetët kanë treguar se janë njoftuar me dhjetëra raste të tjera si komision për përfshirje edhe të zyrtarëve të lartë politikë.
Aty, përveçse u kërkua që institucionet e hetuesisë e drejtësisë ta çojnë deri në fund rastin, kanë kërkuar edhe veting në Prokurori dhe në Polici, si dhe të trajtohet leja e punës për gjinekologun.