Kuvendi i Kosovës ka nisur debatin parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës në Drenas dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se për shkak të dështimit të institucioneve, kanë kërkuar këtë debat.
Kollçaku tha se abuzuesit ishin ata që fëmija do të duhej të kishin më së shumti besim.
“Abuzimi filloi në shkollë dhe krimi vazhdoi në polici, duke vazhduar krimi dhe dhunimi. Ndërsa, kur ndodhi abuzimi i tretë në një institucion provat që nuk kishte licencë dhe nuk kishte kushte për adaptim”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka shkelje në të tri nivele ndaj një fëmije.
Ajo tha se janë detyruar të thërrasin këtë seancë sepse nuk kishin informacione zyrtare nga Qeveria.
-
Kollçaku: Shteti u rrëzua nga provimi me rastin e adoleshentes nga Drenasi
-
Në orën 12 seancë e jashtëzakonshme për rastin në Drenas
-
Deputetët kërkojnë raportim nga institucionet përgjegjëse për rastin në Drenas
-
Kollçaku: Shteti të krijojë mekanizma për parandalimin e dhunës në familje
-
Osmani kërkon hetim rigoroz për rastin e dhunimit të 11-vjeçares