Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët i kërkojnë raport Qeverisë për problemin me banorët e Hades

Komisioni për bujqësi, pylltari, mjedis e planifikim hapësinor unanimisht vendosi që nëpërmes një letre dërguar në minutat e fundit para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të kërkojë një raport të përgjithshëm për problemin me zhvendosjen e banorëve të mbetur në Hade.

Mirëpo kur ka ardhur koha që të shqyrtohet kjo kërkesë dhe të tjera në Kryesinë e Kuvendit, kuorumi ka munguar, duke mbetur për javën e ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke kaluar pikat e tjera të parashikuara për mbledhje, biseda u përqendrua në shqyrtimin e rekomandimeve për mbledhjen plenare rreth çështjes së Hades, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rekomandimet nga grupi punues, duke mos qenë të përfunduara, u parashikuan që të diskutoheshin në mbledhje. Por vetëm një rekomandim arriti të përmbushet. Ai ishte që Qeveria e Kosovës të kryejë të gjitha proceset për zhvendosje deri në fund të vitit 2020... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.