Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çështja Hade, shtatë rekomandime për Qeverinë

Komisioni parlamentar për Bujqësi ka nxjerrë shtatë rekomandime për Qeverinë e Kosovës lidhur me zhvendosjen e banorëve të Hades.

Po ashtu në lidhje me këtë problematikë të këtyre banorëve do të mbahet edhe një debat parlamentar.

Deputeti nga LDK-ja, Adem Salihaj, tha se në rekomandimin e parë duhet që Qeveria brenda tre muajsh t’i nxjerr aktet (vendimet) që deri në vitin 2019 të ndodhë zhvendosja e banorëve të Hades, raporton KP.

Salihaj tha se kjo periudhë është e mjaftueshme për Qeverinë lidhur me mjetet financiare për këtë çështje.

Edhe deputeti nga PDK, Shaip Muja, kërkoi që çështja e Hades të futet në interpelancën e ardhshme të kryeministrit Isa Mustafa.

Edhe Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin Arbëri 1 muaj më parë Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkoi që Hadja të mos futet në interpelancë por vetëm të mbahet debat parlamentar.

Ndërsa deputeti i VV-së Sali Salihu theksoi se infrastruktura në Shkabaj, shkolla, ujësjellësi, kanalizimi të përfundojë para 31 dhjetorit 2019 që deri në këtë kohë të zhvendosen të gjithë banorët.