Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e rinj thonë se bashkëpunimi rajonal është një ndër problemet kryesore

Nisur nga përvoja personale në raport me Gjykatën për Krime Lufte në Hagë, deputetja e re e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, është e bindur se Kosova diskriminohet në masë të madhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Në një tryezë të organizuar për trajtimin e Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal, u tha se madje as përfaqësuesit politikë të Kosovës nuk trajtohen me respektin e njëjtë, sikurse ata të shteteve fqinje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tryezën e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, morën pjesë disa nga deputetët e rinj të certifikuar, të cilët pritet të betohen për herë të parë në seancën konstituive më 3 gusht.

Deputeti Korab Sejdiu, tha se kolegët e tij, kryesisht ata të rinjtë, duhet të fokusohen në fuqizimin e të rinjve.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Betim Popaj, është ndalur te dialogu me Serbinë, si mjet për të arritur tek e vërteta dhe bashkëpunimi rajonal.

Organizata “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të forumeve rinore, që veprojnë si pjesë e partive politike nga shtete të ndryshme.