Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e pasur të AKR-së

Dy deputetët e AKR-së, Labinot Tahiri e Islam Pacolli, janë ndër deputetët më të pasur në Kuvendin e Kosovës. Kjo vërehet nga deklarimi i pasurisë së tyre në Agjencinë Anti-Korrupsion.

Labinot Tahiri, deputeti muzikant i AKR-së, ka deklaruar se të hyrat nga shërbimet muzikore për periudhën 2017-2018, janë mesatarisht 1000 euro në muaj. Por nga muzika ai në deklarimin e pasurisë për AKK-në, ai thotë të ketë përfituar tokë në vlerë 160 mijë euro, një shtëpi banimi me vlerë 370 mijë euro, tri vetura vlera e përbashkët e të cilave është rreth 53 mijë euro. Përveç këtyre, Labi ka trashëguar nga gjyshi tokë vlera e së cilës arrin në 125 mijë euro dhe dy shtëpi nga babai në vlerë 270 mijë euro. Ai ka deklaruar rreth 25 mijë euro para të gatshme. Tahiri ka deklaruar më shumë se 200 mijë euro kredi bankare.

Deputeti tjetër i AKR-së, Islam Pacolli, ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 65 mijë eurosh, tri lokale vlera e përbashkët e të cilave kalon 360 mijë euro dhe gjashtë parcela tokë bujqësore në vlerë prej rreth 160 mijë eurosh, para të gatshme 4 mijë e 600 euro. Për blerjen e lokaleve ka deklaruar se ka marrë kredi rreth 457 mijë euro.