Beograd, 20 qershor – Deputetët e popullit nga radhët e pakicave kombëtare u është bërë e mundur që në Kuvendin e Serbisë të mund të flasin në gjuhën e vet, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, transmeton Koha.net. Kushtet për këtë i ka krijuar Parlamenti, vazhdon njoftimi.
Bëhet fjalë për pjesëtarët e pakicave, pjesëmarrja e të cilëve në numrin e përgjithshëm të banorëve arrin së paku dy për qind, ndërsa shansi që të flasin në gjuhën e pakicës që i përkasin është krijuar pas ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe të shkrimit, që sot e ka miratuar Kuvendi i Serbisë.
Shqiptarët, sipas të dhënave statistikore, nuk do të mund të shfrytëzojnë këtë drejtë. Sipas regjistrimit të fundit ( më 2002) ne Serbi kishte 61.647, diku 0,1 për qind, kurse regjistrimin e fundit (më 2011) shqiptarët e bojkotuan, rikujton Koha.net.
-
Shqiptarët afër të mbesin pa zë në Kuvendin e Serbisë
-
Jozyrtarisht, shqiptarët pa deputet në Serbi
-
Kamberi: Na duhen edhe 300 vota për të fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë
- Serbët boshnjakëve në Kosovë ua bënë atë që boshnjakët ua bënë kroatëve në Bosnjë
-
Zyrtarisht shqiptarët e Luginës me tre deputetë në Kuvendin e Serbisë